Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë nesër çështjet e kryebashkiakëve të Matit, Agron Malajt dhe atij të Librazhdit, Kastriot Gurra të denoncuar nga PD.
Partia Demokratike pretendonte se Malaj ishte dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe e kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit, po ashtu dhe për Gurrën i cili u pretendua se ishte shpallur në kërkim në 2009.
Prokuroria e Përgjithshme mbylli hetimet për këta dy kryebashkiakë duke përmendur se nuk preken nga ligji i dekriminalizimit. Por, KQZ nesër mblidhet për të verifikuar rezultatet nga Prokuroria.
“Shqyrtimi i projekt-vendimeve:
1. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Agron Rufat Malaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mat, qarku Dibër, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
1. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Kastriot Hasan Gurra, me funksion Kryetar i Bashkisë Librazhd, qarku Elbasan, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike’”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
PD-ja nënvizonte në kërkesën e saj se ligji i dekriminalizimit e thotë qartë se një person nuk mund të ushtrojë funksione publike me një dënim të tillë, pasi sipas PD-së ishte dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje