Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, të cilët kanë tentuar të vjedhin me dhunë dhe nën kërcënimin e armës një banesë.
Mes personave të arrestuar është dhe një gardist dhe një agjent i një banke të nivelit të dytë.
Banda kriminale kryesohej nga Franc Alimi, i cili është arrestuar pak ditë më parë për eksplozivin e vendosur në një lokal pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, në Tiranë.
Policia thotë se të arrestuar janë gardisti Aleks Kaja, agjenti Andi Kraja, si dhe shtetasit Spartak Qoku, Petro Sava, Emel Hajdaraj dhe Klaudio Metaj.
Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet A. Sh, 29 vjeç, banues në Tiranë.
Këta persona në rrugën “Frederik Shiroka” kanë tentuar të vjedhin me armë në banesën e shtetasit E. M, por nuk kanë mundur, pasi janë diktuar nga të zotët e banesës.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e zjarrit dhe veshjet e përdorura gjatë tentativës për vjedhje, dy automjete, një sasi municioni luftarak dhe 5 telefona celularë.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasit Spartak Qoku dhe Emel Hajdaraj, në bashkëpunim me shtetasin E. K. (i arrestuar më parë), janë autorë të vjedhjes së banesës së shtetasit M. Sh., ngjarje e ndodhur në muajin prill 2020.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit dhe veshjet e përdorura gjatë tentativës për vjedhje, dy automjete, një sasi municioni luftarak dhe 5 telefona celularë.
Materialet do t’i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me armë” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje