Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, premtoi se në rast fitoreje, do të largojë një vit tatimorët nga biznesi i vogël.
Basha premtoi edhe heqje taksash ndaj kësaj kategorie.
“…Shumë prej problemeve të sipërmarrjes janë të njëjta: është prania e pafund e inspektorëve tatimorë, e njerëzve që sillen si banda edhe jo si shtet, ku në këto kohë të vështira mendjen e kanë si e si të gjobisin e të nxjerrin edhe lekun e fundit nga xhepat e lodhur të sipërmarrësve të vegjël shqiptarë.
Problemi tjetër shumë i madh është rënia drastike e xhiros…
7 në 10 njësi të ekonomisë shqiptare përbëhen nga sipërmarrja e vogël…
Problem tjetër i madh dhe problem kryesor është rënia totale e fuqisë blerëse. Në këto ushqimore dhe ushqimore të tjera kam parë lista të cilat janë dyfishuar gjatë këtyre 2 muajve të fundit, lista të cilat kanë qenë të mëdha edhe më përpara, por që tashmë po kthehen në problemin kryesor…”, tha Basha, pas takimeve të zhvilluara me përfaqësues të biznesit të vogël në njësinë numër 1 në Tiranë.
Më tej, ai premtoi: “Shqipëria është dhe do të jetë e shqiptarëve dhe kjo do të thotë që buxheti dhe taksat, në radhë të parë, duhet të shkojnë tek shqiptarët, duhet të shkojnë te njerëzit që janë në nevojë, duhet të shkojnë tek ata që janë këputur në mes nga kriza dhe nuk kanë para për të blerë bukën e gojës, pra tek rritja, stimulimi e nxitja e konsumit, siç e kanë bërë vendet fqinje, siç e ka bërë Kosova, siç e ka bërë Maqedonia e Veriut, nuk po shkoj më tutje. Do të shkojnë për të mbështetur biznesin e vogël jo thjesht dhe vetëm me një mbështetje të fuqishme, me një paketë fiskale si ajo që kemi propozuar me 0.5% të xhiros vjetore, e vetmja taksë, asnjë taksë tjetër lokale e qendrore, po, mbi të gjitha, duke i çliruar nga makthi i tatimorëve, duke i futur tatimorët në garnizon përmes një moratoriumi në vitin e parë të qeverisjes e pas kësaj, asnjë kontakt fizik midis inspektorëve të shtetit dhe biznesit të vogël apo biznesit në tërësi”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje