Çiro Imobile është një nga sulmuesit më të mirë të momentit dhe vlerësohet shumë, sidomos në Premier Ligë. Pas interesimit të Mançester Junajitd, tani, sipas “Gazzetta dello Sport”, është Njëkasëlli që bën një megaofertë për sulmuesin e Lacios. Klubi anglez i ofron 55 milionë euro Lacios dhe 8 milionë euro neto në vit për 5 sezone lojtarit. Shifra vërtet joshëse. Imobile, pas dy aventurave të mëparshme jashtë Italisë, në Gjermani me Borusia Dortmund dhe në Spanjë me Seviljen, mund të provojë edhe kampionatin anglez, mjaft i lakmuar nga të gjithë.
Megjithatë, Njukasëlli nuk do ta ketë të lehtë për të marrë sulmuesin, pavarësisht ofertës së lartë. Imobile ka gjetur vetveten te Lacio, në një ambient ku ndihet shumë mirë dhe kjo e ka ndihmuar të shpërthejë me gola. Kohët e fundit është folur edhe për rinovimin e kontratës së tij deri në vitin 2025, me një rritje page që shkon deri në 4 milionë euro në sezon.

Lotito dhe Tare ende nuk janë shprehur në lidhje me këtë çështje. Mbetet për t’u parë, nëse ata kanë në plan të mbushin arkën. Po ashtu, duhet pritur edhe reagimi i futbollistit, i cili, në moshën 30-vjeçare, ka shansin të luajë në Premier Ligë në këtë fazë të rëndësishme të karrierës, përtej anës ekonomike që është vërtet është joshëse. Njukasëlli, me presidencën e re arabe, po tenton të afrojë në ekip lojtarët më të mirë të kampionateve të rëndësishme europiane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje