Politike

Basha, sipërmarrësve: Vendit i duhet një qeveri normale

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, takoi të martën disa sipërmarrës në Kamëz.

“Në Kamëz, ashtu si dhe në gjithë Shqipërinë takova qytetarë dhe sipërmarrës të vegjël të zhytur në varfëri, të braktisur nga qeveria dhe në pamundësi për të siguruar mbijetesën.

Qytetarë të papunë, biznese të zhytura në borxhe, taksa dhe fatura të larta si dhe ulja drastike e fuqisë blerëse janë kryefjalë në jetën e çdo fshati, lagjeje dhe qyteti të Shqipërisë.

Në 7 vjet RAMAVIRUSI rriti taksat, rriti çmimin e dritave, të ujit, të naftës, tarifat e shkollimit, por nuk rriti paga as pensione, nuk ndërtoi as shkolla, as spitale, as rrugë, por paratë që iu mori qytetarëve, i çoi në xhepat e pesë oligarkëve”, tha Basha.

Kryetari i demokratëve njoftoi se, qytetarëve të Kamzës dhe çdo shqiptari i duhet një qeveri normale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë