Rend dhe Ligj

Covid-19, policia kontrollon të infektuarit, qendrat tregtare dhe klientët në supermarkete

Një ditë pasi Policia e Shtetit deklaroi se i ka të gjitha listat me emrat e personave të prekur me koronavirus në vend, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu u ka dhënë detyrat komisariateve lidhur me situatën alarmante me COVID-19 në Shqipëri pas shtimit të rasteve.

Kryepolici Veliu ka kërkuar nga çdo komisariat nga një listë për zonat e tyre të personave që janë pozitivë me koronavirus dhe është detyra e policëve të kontrollojnë nëse ata po zbatojnë vetizolimin apo jo.

Një tjetër porosi është ndalimi i çdo grumbullimi, përfshirë edhe ato politike, ashtu siç paralajmëroi edhe kryeministri Rama një ditë më parë.

Mësohet se Veliu ka kërkuar nga policët të jenë të pajisur me maska dhe po ashtu të kontrollojnë nëse në qendra tregtare dhe supermarkete klientët i përdorin ato.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë