Rend dhe Ligj

KPK shkarkon gjyqtaren e Saimir Tahirit, 7 ditë para vendimit për ish-ministrin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Apelit, Nure Dreni. 

Sipas trupës gjykuese në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Dreni nuk ka rezultuar e pastër në 3 komponentët e rivlerësimit të Vettingut, në pasurinë, aftësinë profesionale dhe pastërtinë e figurës.

Nure Dreni është gjyqtarja, e cila riktheu në detyrë Luan Dacin, anëtarin e Komisionit të Posaçëm të Apelimit, (KPA), me argumentin se nuk ka kryer falsifikim të dokumenteve, në mosdeklarimin e masës disiplinore të shkarkimit nga detyra si i paaftë në vitin 1997. Ajo eshte

edhe gjyqtarja e trupit gjykues të Saimir Tahirit, që në datë 24 qershor duhej të jepte vendimin per ish-ministrin

Ndërkohë po ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë, Elona Stavri Toro, e cila punon në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Po kështu sot KPK ka konfirmuar edhe gjyqtaren Edlira Petrin. Ajo është konfirmuar në detyrë me shumicë votash.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë