Rend dhe Ligj

Kontrolle për kanabis në Krujë, 3 të arrestuar

Policia vijon me kontrollet e territorit për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit janë angazhuar 50 forca policie dhe 2 dronë dhe janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Në pranga kanë rënë shtetasit: B. Z., 26 vjeç dhe S. Z., 21 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi gjatë kontrollit në afërsi të banesave të këtyre shtetasve janë konstatuar 3 ambiente ku ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu është arrestuar shtetasi R. B., 31 vjeç, banues në fshatin Kameras, Krujë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë