Rend dhe Ligj

Nuk zbatuan masat anti Covid-19, gjobiten 3 subjekte në Durrës

Policia e Durrësit ka vijuar kontrollet në të gjithë qarkun, për respektimin e protokolleve të sigurisë, për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Policia thotë se si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar administrativisht 6 subjekte, si dhe është pezulluar një tjetër.

Në lagjen nr. 13, Plazh, janë gjobitur me masë administrative 1 milion lekë të vjetra, 3 subjekte, konkretisht një piceri në administrim të shtetasit Xh. A., një lokal në administrim të shtetases Sh. A. dhe një subjekt bar kafe në administrim të shtetasit I. I.

Në lagjen nr. 1, Durrës, është gjobitur me masë administrative 1 milion lekë të vjetra, një parukeri në administrim të shtetasit E. T., ndërsa një bar restorant në administrim të shtetasit V. N. dhe një yogurteri në administrim të shtetases M. M., janë gjobitur me masë administrative 10 milionë lekë të vjetra.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve u bllokua subjekti bilardo në administrim të shtetasit A. N., i cili nuk dispononte licencën përkatëse për ushtrimin e këtij aktiviteti.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/198533541370089/?epa=SEARCH_BOX

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë