Politike

Hajdari: S’qëndrova në Parlament për të mbrojtur mamanë! Besoj te reforma në drejtësi

Rudina Hajdari komentoi shkurtimisht në Kuvend vendimin e organeve të vettingut që i shkarkoi këtë të enjte të ëmën e saj, Fatmira Hajdari nga sistemi i drejtësisë për mosjustifikim pasurie.

Deputetja tha se sot morën përgjigje ata njerëz që e kanë akuzuar se qëndroi në Kuvend për të mbrojtur mamanë e saj nga vettingu.

“Dita e sotme ka nisur me një lajm për familjen time, shumë njerëz më janë hedhur si ujqër. Sot e morën përgjigjen se unë nuk ndenja në Kuvend për të mbrojtur time më”, u shpreh Hajdari.

Ajo thotë se vendimi i marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk e zbeh besimin e saj tek reforma në drejtësi.

“Unë besoj tek reforma në drejtësi dhe do ta mbështes deri në fund, sepse shkon përtej interesave të familjes time”, deklaroi Hajdari.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë