Rend dhe Ligj

OFL shënjestron 4 të dënuar për vjedhje dhe trafik droge

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar këtë të enjte kërkesë me shkrim për deklarimin e pasurisë 4 të dënuarve për vjedhje me dhunë e trafik droge.

OFL thotë se u ka dërguar kërkesë për deklarimin e pasurisë brenda 48 orësh këtyre shtetasve:

Mino Zotaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”;

Luan Ibro, banues në Tiranë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me dhunë”;

Flamur Xeka, banues në Kurbin, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Gjon Kola, banues në Lezhë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.

OFL thotë se këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë