Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë vendimin që për tre muaj të emërojë disa prokurorë dhe drejtues prokurorish në rrethe, një vendim qarkullues, pas përhapjes së pandemisë të koronavirusit.
KLP ka emëruar kreun e Prokurorisë së Matit, drejtuesin e Prokurorisë së Dibrës, si dhe janë bërë transferime të prokurorëve nga një rreth i vendit në tjetrin.
KLP ka vendosur në mënyrë unanime të miratojë projektvendimet për caktimet e përkohshme për një afat tre mujor të:
Prokurore Donika Prela, ish-drejtuese e Prokurorisë së Tiranës është rikthyer sërish në Tiranë, nga ku ishte në Durrës. Donika Prela është caktuar përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Po ashtu lëvizje janë bërë edhe për prokurorë të tjerë ku është miratuar projektakti “Për caktimin e përkohshëm të z. Abaz Muça aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat si drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat”;
Miratimin e projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të z. Anton Martini, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”;
Miratimin e projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të z. Abaz Muça aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat si drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje