Futboll

“Klasikja” me Tiranën, Dedja: Sfidë fanellash, Vllaznia nuk i trembet

Vllaznia është skuadra më e rrezikuar për të luajtur ndeshje shtesë për qëndimin në Superiore, pasi Flamurtari dhe Luftëtari janë zyrtarizuar si dy të rënët direkt. Barazimi në Shkodër me Bylisin rival i ka prishur punë Vllaznisë, aq më tepër para një sfide si kjo me Tiranën kryesuese, që luhet nesër në kryeqytet.

Trajneri Hysen Dedja është në kërkim të fitores së parë dhe, edhe pse ndaj Tiranës është edhe më e vështirë se ndaj Teutës dhe Bylisit, ai beson për rezultat pozitiv. Në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes, trajneri shkodran ka paralajmëruar Tiranën se nuk do ta ketë të lehtë: “Këto ditë jemi ndalur te gabimet që kemi bërë në ndeshjet me Teutën dhe Bylisin dhe jemi munduar t’i korrigjojmë. Nuk kemi shumë kohë, pasi kalendari është shumë i ngjeshur, por mendoj se do të bëjmë më të mirën me Tiranën.

Do të luajmë me idenë se ndeshen dy skuadra me fanella të rënda të futbollit shqiptar. Vllaznia do të luajë si e barabartë me Tiranën. Ashtu si ky kundërshtar vjen në Shkodër dhe merr pikë, edhe ne mund ta bëjmë këtë gjë në kryeqytet. Jam optimist dhe e përjashtoj humbjen. Tirana vjen nga një humbje dhe do të kërkojë të kthehet te fitorja, por nuk i trembemi. Kemi edhe mungesa në formacion, por do të shkojmë për pikë në këtë transfertë”, – ka thënë mes të tjerash trajneri Dedja. Vllaznia mban vendin e 8-të në renditje, me 39 pikë, 1 më pak se Bylisi.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë