Ndërkohë që kanë mbetur vetëm nëntë ditë nga samiti i 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë ku liderët e Kosovës dhe Serbisë do të priten nga presidenti Donald Trump, Beogradi zyrtar ka vendosur të konsultohet sot me Moskën.
Presidenti serb Aleksandër Vuçic ka zhvilluar një takim në Beograd me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, duke deklaruar se Rusia e kishte informuar nga Administrata Trump ka plane që nuk i kishte treguar.
Presidenti serb u shpreh se një mundësi e vënë në tryezë nga SHBA-ja për Serbinë është që njihet pavarësia e Kosovës dhe Kosova të futet në OKB dhe që në këmbim që Serbia të anëtarësohet në BE. “Në këtë rast, përgjigja e shtetit serb do të jetë jo”, deklaroi Vuçiç.
Pas bisedës me Lavrov, presidenti serb deklaroi se kjo periudhë është më e vështira për Serbinë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
Pas deklaratave të Vuçiç, Ambasada Amerikane në Prishtinë ka reaguar e një deklaratë duke treguar se çfarë pritet të ndodhë në takimin e Shtëpisë së Bardhë
Ambasada thotë së shpreson që Kosova dhe Serbia ta shfrytëzojnë këtë takim për t’u futur në një etapë të re stabiliteti dhe një të ardhme më të mirë.
“Kjo mundësi nga Shtëpinë e Bardhë i hap dyert për një zhvillim të ri ekonomik dhe investimeve. SHBA-ja shpreson që liderët e Kosovës dhe Serbisë do të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u rikthyer në dialog. Njerëzit e rajonit e meritojnë këtë”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane të Prishtinë në Twitter.
Sipas një sondazhi, sot shqiptarët e Kosovës i japin Trump pikë shumë të lartë mbështetjeje, 75 për qind, më shumë sesa çdo vend tjetër në botë. Si vendi më pro-amerikan në botë, Kosova po përballet sipas ekspertëve me një agresion të pashembullt nga Rusia, e cila e ka bërë të qartë se do të bëjë të pamundurën për t’u përfshirë në dialogun Prishtinë-Beograd.
Edhe pse mbështetja e SHBA-së për Prishtinën duket e patundur, Kosova do të ketë nevojë më shumë se kurrë përgjatë muajve të ardhshëm për angazhimin dhe partneritetin e qeverisë amerikane, pasi është shumë e rëndësishme që fjalën e fundit në tryezën e bisedimeve ta thotë Kosova dhe jo Serbia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje