Politike

Braçe, lavde Rudina Hajdarit: Qëndroi e fortë për të ëmën

Zëvendëskryeministrit Erjon Braçe i ka bërë përshtypje qëndrimi i Rudina Hajdarit në Kuvend për të ëmën Fatmira Hajdari, e cila u shkarkua nga KPK-ja për mos justifikim të pasurisë.   

“Unë nuk jam mik me Rudina Hajdarin! Kur me babain e saj të ndjerë ndanim Kuvendin, ajo ishte e vogël. Kur ai nuk ishte më e unë vijova në Kuvend, ajo ndiqte rrugën e saj të edukimit dhe jetës në SHBA. Ndajmë ideologji të ndryshme, nuk mendojmë njësoj, jemi kundërshtarë për këtë! Por sot njoha një anë të fortë të saj. Të qenit parimor, përtej interesit të çastit, personal, familjar!”, shkruan Erjon Braçe në Facebook.

“Dita e sotme ka filluar me një lajm për familjen time. Shumë njerëz më janë hedhur në fyt dhe thonë, që unë rri në Kuvend për time më. Ato që më janë hedhur si ujqër sot e morën përgjigjen, unë besoj te Reforma në drejtësi, kur e them për time më, unë e them për të gjithë dhe nuk rri këtu për interesat e familjes sime”, tha Rudina Hajdari në Kuvend. Ky qëndrim, sipas Braçes, nuk është i lehtë për t’u mbajtur.

“Nuk është e thjeshtë të mbash një qëndrim të tillë; ndaj nuk e keni parë kurrë deri tani në Kuvend. Një njeri i fortë që beson në parime mundet ta bëj këtë! E çmoj Rudinën për këtë;

Kur për kaq muaj rresht nën sulme personale që ta shpifnin, nuk besova se do rezistonte, do qëndronte, edhe si grua natyrisht.

Por ja që sot dëshmoi forcën e saj; Mposhti gjithë llumin burrëror që e luftoi personalisht, në pikën e dobët, nënën!…”, shkruan Braçe.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë