Politike

Maliqi “hap letrat” për Ramën: Kam filmime, do e nxjerr lakuriq

Deputeti i opozitës në Kuvend, Lefter Maliqi, paralajmëroi se do të “hapë letrat” ndaj kryeministrit Edi Rama, i nxitur nga qëndrimi i këtij të fundit dy ditë më parë në Kuvend, kur tha se ai nuk kishte votuar as për veten e vet.

“…Dje në mungesën time, duke parë që nuk ishte në rreshtin e tij, njolla e zezë e kësaj figure, siç shiti Tahirin, Kokëdhimën, e Dakon foli.

Nëse është burrë, sot nis deklaratat për të, pasi do e nxjerr lakuriq atje para Kuvendit siç është. Mos të kujtojë se ka vdekur Prifti dhe s’ka më kaseta. Filmimet dhe kasetat tek Dashi i Pezës nuk mungojnë.

Dua t’i them se ai i infiltruari që ka qenë në grupin e zjarrit dhe ka qëlluar, duhet të hetohet. Paketorin e ke aty o palaço.

Paketorin që vjedh paratë e shqiptarëve. Drejtorin e burgjeve e ke po aty. Ky njeri që kërcënoi me mesazhe zotin Basha ka frikë nga koalicionet. E vetmja mënyrë është grisja e marrëveshjes në Ambasadën Amerikane”, tha Maliqi përmes një deklarate të paralajmëruar 24 orë më parë.

Maliqi tha se pavarësisht manovrave për të nxitur ndonjë parti të re me ata që sot janë si opozitë në Kuvend, Rama nuk mund të fitojë zgjedhjet e ardhshme.

“Për t’i dhënë edhe një përgjigje edhe më të sinqertë dhelprën me dy koka e di shumë mirë ai. Është shprehja e tij në një grup të madh pazarxhinjsh. Do t’ia them të gjitha ballë përballë.

Tani u hapën letrat. Është mosmirënjohës. Ky njeri duhet të marrë fund. Ky nervi im është i sinqertë, i drejtë. Ku të dojë të përballet, në votë dhe parlament. Mos t’iu duket se është trim, se aktron dhe me ju, bën batuta, batuta krimi. Është kriminel, është sharlatan, një belkëputur. Kujton se do blejë vota”, tha Maliqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë