Politike

Yuri Kim: Qytetarët të ngrenë zërin, kam udhëzime të qarta nga Uashingtoni

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, përcjell qartazi një mesazh se, “qytetarët shqiptare duhet të vazhdojnë të ngrenë zërin për të shprehur pakënaqësitë e tyre, për të shprehur kërkesën e tyre për më shumë transparencë, më shumë sundim të ligjit”.

“Përsa i përket Shteteve të Bashkuara, unë kam udhëzime të qarta nga Uashingtoni që kjo të mbetet një prioritet dhe unë jam e vendosur për ta çuar përpara”, thotë ambasadorja Yuri Kim në një intervistë për A2.

Një ditë më parë, ambasadorja amerikane takoi përfaqësues të shoqërisë civile.

“Pata një diskutim të shkëlqyer me drejtues të shoqërisë civile. Ata janë një zë thelbësor dhe i fuqishëm në demokracinë shqiptare. Faleminderit që ndatë mendimet tuaja dhe sfiduat pikëpamjet e mia”, tha ambasadorja Yuri Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë