Rend dhe Ligj

OFL shënjestron 3 të dënuar, mes tyre një grua

Operacioni Forca e Ligjit ka shënjestruar këtë të premte 3 të dënuar të tjerë.

Mes tre të dënuarve është edhe një grua nga Elbasani.

OFL u ka dërguar kërkesë me shkrim për deklarimin e pasurisë brenda 48 orëve këtyre subjekteve:

Klaudjos Dervishi, banues në Sarandë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”;

Myftar Dervishi, banues në Vlorë, i cili ka lidhje familjare me Klaudjos Dervishi, si rrjedhojë është subjekt i nenit 16 të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020;

Zamira Gjongeci, banuese në Elbasan, e dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim”.

OFL shprehet se këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë