Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 15 qershor në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, ku u qëllua me armë në drejtim të një kompleksi.
Gjatë operacionit policor u zbulua edhe një banesë që përdorej si bazë nga një grup i strukturuar kriminal.
Policia thotë se ka vënë në pranga pronarin e banesës, njëherësh autori i ngjarjes dhe pjesëtari i një grupi të strukturuar kriminal.
Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar një arsenal armësh zjarri, municione luftarake, lëndë eksplozive dhe granata.
Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi me inicialet G. H, shtëpia e të cilit shërbente si bazë për të fshehur armët dhe municionet luftarake të grupit kriminal. Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet E. M, si bashkautor.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 15 armë zjarri (1 mitraloz i lehtë, 7 kallashnikovë, 3 pistoleta, 2 armë automatike MP7, 1 pushkë me dylbi dhe 1 armë gjahu) , 10 granata dore, 10 detonatorë, 10 kallëpe me tritol dhe fitil zjarrpërcjellës, një sasi fishekësh, një automjet dhe dy motorë sportivë.
Ndër të tjera, policia thotë se në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin e pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij grupi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje