Plotësohet trupa për çështjen Tahiri. Dhimitër Lara është gjyqtari i tretë, të cilit i ra shorti dhe do të plotësojë trupën për këtë çështje së bashku me Nertina Kosovën dhe Albana Boksin.
Disa ditë para vendimit për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën, trupa gjyqësore mbeti e paplotë dhe vetëm me dy anëtare, pasi njëra prej tyre Nure Dreni u shkarkua nga vettingu.
Ndërkohë u hodh shorti për të zëvendësuar Nure Drenin dhe shorti i ra Saida Dollanit.
Mësohet se pas hedhjes së shortit, gjyqtarja e Posaçme e Apelit ka paraqitur dorëheqjen, pasi është konsumuar në një çështje paraprake në dosje.
Kështu shorti është rihedhur dhe i ka rënë Dhimitër Larës, i cili nuk është konsumuar në gjykime të veçuara apo të bashkëlidhura me dosjen Tahiri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje