Futboll

Tirana shëtit ndaj Vllaznisë, Partizani vazhdon ngjitjen nga Vlora

Diferencat mes Tiranës dhe Vllaznisë janë të dukshme në organikën e dy skuadrave dhe në klasifikim, por gjithsesi pritej që shkodranët të bënin një farë rezistence në stadiumin “Selman Stërmasi”. Në fakt, ka ndodhur e kundërta, ata janë dorëzuar pa kushte dhe kanë humbur 3-0, duke u pajtuar ndoshta me faktin e këtë sezon do ta certifikojnë qëndrimin në Superiore me ndihmën e ndeshjes shtesë.

Për Tiranën ishte një shëtitje ndeshja që në opinioni sportiv e quan dertin e Shqipërisë. E tregon vetë rezultati, 3-0. Madje, edhe gjatë gjithë pjesës së dytë, kur Tirana ishte në inferioritet numerik, pasi Hoxhallari u ndëshkua me karton të kuq, dominoi ndaj Vllaznisë dhe shënoi edhe golin e tretë më brazilianin Kale. Më parë kishin shënuar Torasa dhe Ngo. Shkodranët pretenduan për një penallti, kur rezultati ishte 0-0. Batha e preku topin me dorë në zonë, por ndërkombëtari Enea Jorgji vazhdoi lojën. Më pas, gjithë pjesa tjetër e ndeshjes ishte për t’u harruar nga Vllaznia, që mbetet në vend të tetë dhe nesër mund të jetë më larg Bylisit rival. Tirana rikthehet kështu 9 pikë para Kukësit, që nesër luan në fushën e Laçit.

Partizani feston golin e Bitrit. Gazeta Si, 19 qershor 2020

Partizani arrin fitoren e dytë radhazi dhe tashmë e sheh veten në vend të 5-të, me pikë të barabarta me Teutën, 44. Të kuqtë kanë mundur 1-2 Flamurtarin në Vlorë, me gola të Bitrit dhe Bardhit, ndërsa për vlonjatët shënoi braziliani Oliverira. Me dy fitoret e fundit, Partizani lë pas periudhën e errët dhe rikthehet bindshëm në garë për një vend në Kupat e Europës. Java e 30-të e Superiores vazhdon nesër me tri ndeshjet e tjera, Bylis-Skënderbeu, Laçi-Kukësi dhe Luftëtari-Teuta. Tirana kryeson me 62 pikë, e ndjekur nga Kukësi me 53.

Java e 30-të
Sot
Tirana-Vllaznia 3-0
Flamurtari-Partizani 1-2
Nesër
Laçi-Kukësi
Bylis-Skënderbeu
Luftëtari-Teuta

Renditja e Superiores. Gazeta Si, 19 qershor 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë