Policia e Vlorës ka vënë në pranga 35-vjeçar të shpallur në kërkim.
I arrestuari është Y. M., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Siç njofton policia, 35-vjeçari më 25 shtator 2018 në zonën e Skelës në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve të zjarrit autobusin me njerëz të linjës “Itali-Vlorë”.
Ndërkohë policia ka vënë në pranga edhe shtetasin në kërkim me inicialet E.B., 27 vjeç, banues në Vlorë.
27-vjeçari është larguar nga vendi i qëndrimit pasi ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja”.
Po kështu specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Xh. A., 18 vjeç, M. T., 30 vjeç dhe A. T., 33 vjeç, me banim në Vlorë.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë në aksin rrugor pranë rrethrrotullimit të fshatit Peshkëpi, Vlorë, duke udhëtuar me dy automjete Fiat dhe Volksëagen ku pas kontrollit të ushtruar në të dy këto mjete, janë gjetur dhe sekuestruar në total 3 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sativa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje