Isa Mustafa nuk e ka kapërdirë votën e dyfishtë kundër të Vjosa Osmanit në Parlament, fillimisht duke mos votuar mosbesimin ndaj Qeverisë së Albin Kurtit dhe më pas votën kundër Qeverisë së Avdullah Hotit.
Për këtë arsye, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës u ka dërguar një letër anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, ku akuzon Vjosa Osmanin se ka shkelur statutin e partisë duke mos iu bindur vendimeve të forumeve të saj dhe propozon shkarkimin nga posti i nënkryetares dhe emërimin në këtë post të Avdullah Hotit.
“Si kryetar i LDK-së e kam për obligim të kujdesem për zbatimin e statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe rrjedhimisht të zbatimit të vendimeve të organeve të LDK-së. Në seancën e fundit, në të cilën u votua mosbesimi ndaj Qeverisë “Kurti”, Vjosa Osmani, në kundërshtim me qëndrimin e Kryesisë së LDK-së, anëtare e së cilës është, bëri apel hapur që të mos votohet”, thotë kreu i LDK-së, në mesazhin e dërguar anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm.
Në letrën e zbardhur nga gazeta “Blic”, Mustafa thotë se për shkak të pandemisë, kërkon që vendimit të merret elektronikisht për të emëruar Avdullah Hotin si nënkryetar të Partisë dhe për të shkarkuar Vjosa Osmanin.
Nisma e kreut të LDK-së është e kufizuar me izolimin e Osmanit vetëm brenda radhëve të partisë, ndërsa për postin e kryetares së Kuvendit, që ajo mban nuk ka asnjë nismë të tillë shkarkimi, të paktën për momentin.
Burimi: Gazeta Blic. Përshtatur nga www.gazetasi.al
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje