Futboll

Laçi shuan shpresat e Kukësit, i bën një “dhuratë” vetes dhe Tiranës

Laçi ka shuar ndoshta përfundimisht shpresat e Kukësit për titullin kampion, edhe pse jo matematikisht. Kurbinasit kanë mundur 2-0 Kukësin, duke i bërë kështu edhe një “dhuratë” Tiranës, që thellon sërish diferencën në 9 pikë me vendin e dytë, pas fitores së djeshme me Vllazninë. Lushkja dhe Selmani janë autorët e golave për Laçin, që ka bërë një ndeshje më të mirë se kuksianët dhe është ngjitur në vend të tretë, me 44 pikë.

Skënderbeu është mundur në fushën e Bylisit dhe ka zbritur në vend të katërt. Korçarët u mundën me një penallti të shënuar nga portieri Hisli Hidi në minutën e 3-të shtesë dhe kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që Skënderbeu humb në Ballsh. Po me rezultatin 1-0 u mund edhe në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Teuta ka bërë detyrën në Gjirokastër, ku ka fituar 1-5 ndaj Luftëtarit. Hebaj, tri herë Kallaku dhe një herë Avdyli ndëshkuan gjirokastritët, të cilët luajnë për të respektuar kampionatin, pasi kanë rënë matematikisht në Kategorinë e Parë. Edhe Teuta mbetet plotësisht në garë për një vend në Ligën e Europës. Dy ndeshje të javës së 30-të, Tirana-Vllaznia 3-0 dhe Flamurtari-Partizani 1-2, u luajtën ditën e premte.
Superiore, java e 30-të

Sot
Laçi-Kukësi 2-0
Bylis-Skënderbeu 1-0
Luftëtari-Teuta 1-5
Të premten
Tirana-Vllaznia 3-0
Flamurtari-Partizani 1-2


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë