Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë bërë për herë të parë me katër deputetë në parlamentin e Serbisë.Arritja erdhi pasi pesë partitë shqiptare garuan për herë të parë me një listë të përbashkët në tri komunat jugore të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Sipas rezultateve preliminare Alternativa Demokratike Shqiptare ka fituar 4 ulëse në zgjedhjet parlamentare. Rezultati u arrit përkundër faktit që disa shqiptarë të Luginës nuk u lejuan të votojnë.
Në përgjithësi, Partia e presidentit Aleksandër Vucic SNS ka fituar 62.5% të votave dhe ka arritur një fitore bindëse në zgjedhje dhe duke marrë sipas parashikimeve180 vende në parlament.
Ndërkohë votimi për zgjedhjet parlamentare në Serbi është mbajtur edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Në Kosovë, misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) “grumbulloi” votat e shtetasve serb, të cilat më pas do të dërgohen në Vranjë dhe Rashkë për numërim.
“Numërimi i votave do të jetë përgjegjësi e Komisionit Zgjedhor të Republikës së Serbisë”, tha OSBE-ja.
Sipas raportit preliminar të ekipeve të OSBE-së, numri i përgjithshëm i votave të mbledhura ka qenë 55,178 që i bie që 57,88 për qind e trupit votues kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje