Rend dhe Ligj

Dhunoi vajzën, arrestohet 60-vjeçari në Krujë

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 60-vjeçar, pasi akuzohet se ka dhunuar vajzën e tij.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Gj. K., banues në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, ndaj të cilit rëndon akuza për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

60-vjeçari akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit gjatë shoqërimit për në ambientet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë