Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, premtoi gjatë një takimi me përfaqësuesit e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, se programi ekonomik demokrat do të ketë në fokus uljen e barrës fiskale veçanërisht për bizneset e vogla si dhe, mbështetjen me subvencione ndaj fermerit me të paktën 100 milionë euro në vit.
“Në planin tonë, ne planifikojmë garanci shtetërore ndaj institucioneve të mikrokreditit për të ndihmuar ato në kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të drejtuara kryesisht nga të rinjtë, ndërsa me prioritet do të konsiderohet dhe mbështetja për bujqësinë…”, tha Basha gjatë takimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje