Rend dhe Ligj

Policia greke kap pranë Prevezës 104 kg hashash nga Shqipëria

Policia greke ka ndjekur një automjet që vinte nga kufiri greko-shqiptar, duke arritur që në fund ta ndalojë.

Automjeti është ndaluar në afërsi të Prevezës, ndërsa brenda në të kishte 97.5 kilogramë marijuanë e 7 kilogramë hashash në formë çokollate.

Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 90 pako me 97 kilogramë e 582 gramë marijuanë dhe 17 pako me 7 kg e 161 gramë hashash në formë çokollate.

Mjeti rezulton i denoncuar i vjedhur në Prevezë më 9 qershor 2020, ndërsa targat i përkasin një mjeti tjetër.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe 1 celular.

Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, për të cilin nuk është bërë e ditur asnjë e dhënë, për shkak të hetimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë