Policët e Durrësit kanë dalë në aksion për zbatimin e masave anti COVID-19. Policia ka ushtruar kontrolle në pastiçeri, bare e furra buke.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore kanë përqendruar kontrollet për ruajtjen e distancës fizike, kryesisht në ato automjete që transportojnë punëtorët e fasonerive, por edhe në automjetet private apo të institucioneve në tërësi.
Gjatë kontrolleve janë vendosur 61 masa administrative për drejtuesit e mjeteve që nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje