Edhe Kukësi bojkoton stërvitjen për shkak të pagave të munguara të muajve të fundit. Problemet financiare në futbollin shqiptar duket se sa vijnë dhe bëhen më të theksuara. Futbollistët po e vuajnë shumë likuidimin me pagat e muajve të fundit dhe kanë zgjedhur rrugën e bojkotit për ta zgjidhur këtë çështje thelbësore në profesionin e tyre.
Vllaznia ishte skuadra e parë që refuzoi të dilte në stërvitje pak kohë më parë. Tani është radha e Kukësit, që për më tepër është një nga klubet që në këtë drejtim është marrë si shembull pozitiv, por me sa duket, situata është edhe më keq se sa mendohet. Lojtarët e Kukësit prisnin të paguheshin pas ndeshjes së fundit me Laçin dhe në momentin që kjo gjë nuk ka ndodhur, kanë vendosur që të mos zbresin në fushën e stërvitjes.
Drejtuesit e Kukësit, sipas burimeve pranë këtij klubi, nuk kanë dhënë ende rrogën e muajit shkurt, pra bëhet katër paga të padhëna dhe për këtë arsye lojtarëve u ka sosur durimi. Gazeta Si mëson se drejtuesit e kanë thirrur grupin e lojtarëve në një mbledhje urgjente për sqarimin e problemit. Kukësi, me humbjen në Laç, thuajse i ka humbur shpresat për titullin, edhe pse janë edhe 6 ndeshje për t’u luajtur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje