Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ishte në Zall Bastar, ku zhvilloi takime me fermerë të zonës.
Përmes një komunikimi “Live”, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se fermerët janë lënë pa mbështetje nga qeveria, duke premtuar se ata do të jenë “prioritet absolut i PD”.
“Mungesë totale nga shteti e qeveria gjatë 7 viteve të kësaj qeverisje e ka bërë shumë të vështirë jetesën për këta fermerë. Rraskapiten çdo ditë, e në fund nuk kanë sigurinë që në fund do nxjerrin edhe shpenzimet. Ndonëse prodhimet janë të një cilësie të lartë, ka një vështirësi për ta kthyer djersën e tyre që u rrjedh rrëke, në të ardhura.
Mungesa totale e mbështetjes nga shteti, mungesa e subvencioneve. Kjo është Shqipëria reale dhe jo filmat me regji qendrore, të gjithë fermerët shqiptarë janë të braktisur nga kjo qeveri.
Nuk ka subvencione, edhe pse është një praktikë që e ndjek BE, që prej vitesh e ndjek dhe Maqedonia e Veriut.
Fermeri shqiptar nuk merr asnjë mbështetje, mbi qafën e tyre rëndojnë edhe abuzimet. Gjysma e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë jetojnë me bujqësinë, janë lënë në harresë, a thua se nuk janë qytetarë të këtij vendi, nuk paguajnë taksa”, tha Basha.
Kryetari i opozitës premtoi: “Prej vitit të parë do dedikojmë një shumë jo më pak se 100 mln euro për fermerët shqiptarë në bazë të prodhimit, bujqësor apo blegtoral dhe agro-përpunimit…Do përmirësojmë infrastrukturën për fermerët… Duhet vëmendje jo lëmoshë, për këtë sektor që është përgjegjës për jetën e fatet e një në dy shqiptarë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje