Policia ka shpallur në kërkim një person dhe ka arrestuar në flagrancë bashkëjetuesen e tij, për moskallëzim të krimit.
Policia thotë se është shpallur në kërkim shtetasi francez M. A., 58 vjeç, sepse në banesën e tij në fshatin Ballaban, Këlcyrë u gjet një armë zjarri, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë është vënë në pranga shtetasja E. B., 38 vjeçe, banuese në fshatin Ballaban, Këlcyrë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje