Rend dhe Ligj

Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Apelit, Ridvan Hado

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Ridvan Hado.

Gjyqtari Hado ka dalë i pastër në të tria kriteret.

Ridvan Hado e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1996 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë pranë Gjykatës së Tiranës.

Në vitin 2013, Hado u emërua gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht.

Në vitin 2016, Hado u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërkohë që paralelisht me karrierën e tij si gjyqtar është angazhuar edhe në mësimdhënie.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë