Rend dhe Ligj

Plagosi me armë dhe kërcënoi një biznesmen, arrestohet 27-vjeçari

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 27-vjeçar me emrin Alban Tançi, pasi akuzohet se është bashkëpunëtor i gjobëvënies së një biznesmeni në Bulqizë.

Ngjarja ka ndodhur më 19 qershor 2020, në Bulqizë, ku pre e kërcënimeve ra biznesmeni Gëzim Balla.

Arrestimi i të riut është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Vajkal”. Alban Tançi, 27 vjeç, është banues në fshatin Vajkal, Bulqizë.

Për 27-vjeçarin, Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, në qershor 2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

I riu më 16 qershor 2019, në vendin e quajtur “Unaza e Re” Bulqizë, në bashkëpunim me vëllain e tij M. T., i cili është arrestuar pas ngjarjes, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, në drejtim të shtetasit B. D. i cili mbeti i plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, i riu dyshohet se është bashkautor i ngjarjes së ndodhur më 19 qershor 2020, në qytetin e Bulqizës, ku në bashkëpunim me shtetasin F. Sh., kanë kërcënuar për gjobëvënie një biznesmen, si dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në momentin që kanë konstatuar se po ndiqeshin nga Policia.

Policia thotë se vijon operacioni për kapjen e shtetasit F. Sh., për gjobëvënie dhe armëmbajtje pa leje. Materialet hetimore shtesë do t’i kalojnë Prokurorisë Dibër, për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/1058660221194655/?epa=SEARCH_BOX

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë