Rend dhe Ligj

Drogë në fshatrat e Krujës, në hetim një administrator dhe 6 kryepleq

Policia vijon kontrollet e territorit nga toka dhe ajri, me dronë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit.

Policia thotë se pas kontrolleve në Krujë janë proceduar penalisht kryetari i Njësisë Administrative Cudhi dhe 6 kryepleq të fshatrave në Krujë.

Gjatë kontrollit të territorit me këmbë dhe dronë janë angazhuar rreth 100 forca policie dhe janë përdorur 2 dronë.

Policia thotë se kanë konstatuar disa ambiente ku ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në fshatrat Shkretë, Bruz Mal, Bruz Zall, Kroi i Madh, Rranxë dhe Cudhi Zall. 

Janë proceduar penalisht shtetasit O. K., 59 vjeç, me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Cudhi, A. P., 64 vjeç, S. S., 69 vjeç, M. H., 54 vjeç, S. V., 70 vjeç, A. B., 51 vjeç dhe Xh. Xh., 51 vjeç, me detyrë kryepleq të fshatrave ku u gjetën të kultivuara bimët narkotike cannabis sativa, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/584118095632793/

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë