Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaron se dosja “CEZ” është një ndër dosjet më të rënda të korrupsionit në Shqipëri dhe se çdo përpjekje për mbylljen e saj, bie ndesh me pritshmëritë e shqiptarëve dhe të partnerëve të Shqipërisë për hetimin e dinozaurëve të korrupsionit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, numri dy i PS-së, Taulant Balla, thekson se dosja “CEZ” është shembulli i pagesave të tarifës së korrupsionit me plot “6.8 milionë Euro” brenda një dite të vetme në qershor 2009, 2 javë pas privatizimit OSSH, 2 javë para zgjedhjeve parlamentare të Qershorit 2009.
Ndër të tjera, ai shton se paratë dolën ditën me diell me thasë nga Banka Raiffeisen në qendër të Tiranës.
Reagimi i Ballës vjen pas vendimit të sotëm në gjykatën e Apelit, i cili la në fuqi vendimin e së Shkallës së Parë, e që Balla paralajmëron se do të ankimohet sërish.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje