Rend dhe Ligj

Laborator kokaine e fishekë luftarakë, shkatërrohen 4 banda kriminale në Korçë

Policia e Korçës ka shkatërruar katër grupe kriminale në fushën e narkotikëve, duke arrestuar 57 persona dhe shpallur në kërkim 8 të tjerë.

Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar kanabis, kokainë, laboratorë për kultivimin e bimëve narkotike, fara kanabisi, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara.

Policia thotë se në kuadër të këtij operacioni është kapur një prej personave të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Në pranga është vënë 40-vjeçari K. H., banues në fshatin Kurilë, Devoll, pjesë e njërit prej 4 grupeve të strukturuara kriminale, i cili për qëllime përfitimi të grupit në të cilin bënte pjesë, transportonte emigrantë të paligjshëm, duke iu premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, si dhe merrej edhe me trafikimin e lëndëve narkotike.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë