Futboll

Ofertë më e mirë, Tare dhe presidentët miq: Lacio sfidon Interin për Kumbullën

Zhvillime të reja për të ardhmen e Marash Kumbullës, në qendër të merkatos prej kohësh dhe një lojtar i dëshiruar nga klubet më të mëdha italiane, gjermane dhe angleze. Në Itali shtypi sportiv shkruan se Lacio ka fituar terren dhe ka parakaluar Interin për disa arsye, ku e para është ajo financiare.

Sipas “Sportmediaset”, klubi bardhekaltër është gati të bëjë një ofertë më të mirë se Interi në këtë moment. Zikaltrit i kanë ofruar Veronës 25 milionë euro, plus 3 milionë euro bonus për mbrojtësin e Shqipërisë, ndërsa oferta e Lacios në një takim të programuar për këto ditë do të jetë më e lartë. Një tjetër arsye që mund ta çojë Marash Kumbullën te Lacio është se presidentët Lotito dhe Seti kanë raporte të shkëlqyera mes tyre.

Igli Tare dhe presidenti i Lacios, Klaudio Lotito. Gazeta Si, 25 qershor 2020

Po ashtu, në mes është edhe Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios. Ai ka kohë që punon për transferimin e Kumbullës, sipas mënyrës së vet. Tare me siguri i ka takuar familjarët e mbrojtësit shkodran dhe u ka bërë të qartë atyre planet serioze për mbrojtësin që ka shpërthyer që në moshën 20-vjeçare. Ish-kapiteni i Kombëtares e ka treguar se ia arrin qëllimit kur vë në shënjestër një lojtar. Për momentin, e ardhmja e Kumbullës duket më afër Lacios.

Burimi: Sportmediaset / Përktheu: Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë