Ne rrjet

“Der Standard”: Thaçi marrëveshje të ndyrë me Vuçiç dhe Grenell

“Po priste me padurim foton me Presidentin Donald Trump të shtunën në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Hashim Thaçi tashmë ishte duke shkuar për në Uashington për të nënshkruar një marrëveshje ekonomike me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç. Por udhëtimi u prish nga një lajm i bujshëm të mërkurën pasdite. Presidenti të përgjigjet për krimet gjatë luftës në Kosovë para gjykatës speciale në Hagë. Prokuroria ka ngritur akuza. Tani ai duhet të përgjigjet”.  Kështu e nis gazeta austriake “Der Standart” analizën e saj për zhvillimet e jashtëzakonshme politike në Kosovë.

Sipas gazetës, aktakuzat ndaj presidentit të Kosovës u publikuan tre ditë përpara negociatave të paqes në Shtëpinë e Bardhë për shkak të raporteve alarmante se Thaçi kishte arritur tanimë një marrëveshje me palën serbe nën ndërmjetësimin e SHBA-së. Gazetës austriake shkon edhe më tej në akuzat ndaj Thacit, duke e akuzuar për një “marrëveshje të ndyrë”.

“Janë interesante akuzat kundër Thaçit që janë përhapur në qarqet diplomatike gjatë ditëve të kaluara, sipas të cilave Presidenti është i gatshëm të bëjë një “marrëveshje të ndyrë” me të dërguarin e Trump për dialogun, Richard Grenell dhe t’i japë Serbisë atë që kërkon vetëm për të shmangur akuzat para gjykatës”, shkruan “Der Standard”.

Gazeta thekson më tej se për shkak të luftës, Thaçi ka qenë shantazh nga fuqitë europiane dhe amerikane për shumë vite. “Grenell, nga ana tjetër, është i prirur të arritur një marrëveshje të shpejtë midis Serbisë dhe Kosovës, pavarësisht pakënaqësisë së BE-së, për t’i treguar Trump se ai është i zoti dhe të bëhet Këshilltari i Sigurisë Kombëtare gjatë mandatit të dytë të presidentit”, shkruan ajo.

Sipas medias së njohur austriake, takimi në 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë duhet të ishte fillimi i një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës. Në analizën  e saj, në të cilën kujton se shumë politikanë i referohen zotit Thaçi si gjarpri, “Der Standard” raporton se presidenti u përpoq të rrëzonte Gjykatën Speciale për Krimet e Luftës.

“Disa përpjekje të Thaçit për të rrëzuar gjykatën janë bërë gjithashtu publike. Ai u përpoq me Veselin dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili tashmë është marrë në pyetje nga gjykata, të rrëzonte ligjin në parlament në vitin 2017. Por opozita e atëhershme e kundërshtoi. Gjykata ndërkombëtare u krijua në parlamentin e Kosovës në vitin 2016. Qëllimi i saj është të zbardhë krimet e UÇK-së kundër pakicave etnike dhe kundërshtarëve politikë midis viteve 1998 dhe 2000, gjatë dhe pas luftës në Kosovë”, shkruan gazeta austriake.

Pretendimet ndaj Thaçit nuk janë të reja. Pothuajse 10 vjet më parë, në dhjetor 2010, zvicerani Dick Marty publikoi një raport për Këshillin e Europës në të cilin akuzoi Thaçin dhe ish-anëtarët e tjerë të UÇK-së se ishin përfshirë në vrasje të kundërshtarëve dhe krime të tjera.

Në aktakuzën e tanishme kundër Thaçit dhe politikanit të fuqishëm të PDK-së, Kadri Veseli bëhet fjalë për gati 100 vrasje”, shton ajo.

 “Vendimi për publikimin e aktakuzave përpara se gjykatësi t’i pranonte erdhi për shkak se Thaçi tentoi të bllokonte dhe minonte punën e kësaj gjykate. Besohet se Thaçi kishte nisur një fushatë sekrete kundër tribunalit të Kosovës, me qëllim shfuqizimin e tij”, shkruan gazeta austriake.

Megjithatë, në një intervistë për gazetën gjermane, Frankfurter Allgemeiner Zeitung të premten presidenti Hashim Thaçi theksonte se nuk do të negocionte kurrë për amnistinë.

Në një bisedë me FAZ, Thaçi refuzoi me forcë spekulimet se ai po kërkon një amnisti për krimet e luftës, duke thënë se në bisedimet e tij me presidentin serb nuk ishte shtruar kurrë si ‘çështje’. “Nuk kemi diskutuar një çështje të tillë dhe nuk do ta diskutojmë kurrë”, deklaronte Thaçi.

Thaçi, i cili ishte vetëm 31 vjeç gjatë luftës së vitit 1999, ishte një figurë kryesuese në UÇK, por nuk iu dha autoritetet i pakufizuar për të marrë vendime brenda radhëve të saj, shkruante në kujtimet e saj, Madeleine Albright, Sekretarja amerikane e Shtetit në atë kohë”.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë