Politike

Tryezë mbarëshqiptare pas akt-akuzës ndaj Thaçit, Rama: Me kënaqësi nëse e thërret Meta

gazetasi

Kryeministri Edi Rama nuk e merr përsipër përgjegjësinë e organizimit të një tryeze mes udhëheqësve mbarëshqiptarë për të folur mbi situatën e re të krijuar pas lëshimit të akt-akuzave ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për krime lufte.

Megjithatë, Rama u shpreh i gatshëm që të marrë pjesë në një tryezë të tillë. Kryeministri i Shqipërisë zbuloi se më 3 korrik do të ketë një takim me Avdullah Hotin, takim që është kërkuar nga ky i fundit.

“Para se vinim këtu kam marrë një kërkesë për takim dhe në 3 korrik, në mos gaboj unë do të takohem me Kryeministrin Hoti”, deklaroi Rama gjatë një interviste të dhënë për emisionin “Rubikon”.

Kryeministri nënkuptoi se personi më i përshtatshëm për të organizuar një tryezë mbarëshqiptare është Ilir Meta.

“Nëse Presidenti i Shqipërisë bën një ftesë të tillë, unë do të isha i pari që do të merrja pjesë me kënaqësi më të madhe”, u shpreh Kryeministri.

Ideja e një tryeze mbarëkombëtare mes udhëheqësve politikë shqiptarë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut u hodh nga Behgjet Pacolli pas zhvillimeve të fundit në Prishtinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë