Policia e Durrësit njofton se ka proceduar penalisht 5 shtetas, të cilët akuzohen për vepra penale që lidhen me krimet mjedisore.
Të proceduarit akuzohen për “Shkatërrim prone me mjete të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim taksash”, “Shkatërrim prone”, “Shpërdorim prone” etj.
Policia thotë se nga 5 të proceduarit 2 janë për shkatërrim prone, 1 për shpërdorim toke dhe 2 për ndotje akustike e prishje të qetësisë publike.
Të proceduarit janë:
L. S., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në lumin Zezë, Nikël, është gjetur duke marrë inerte, me mjetin tip eskavator në pronësi të tij, i pa licencuar në QKB-ja
P. Rr., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua duke punuar me mjetin e tij eskavator në shtratin e lumit Droje, Picrrakë, Krujë
E. Sh., 52 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua në Shkallnur, duke bërë punime, tarraca me dhe, në pronë publike
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u proceduan penalisht shtetasit E. D., 32 vjeç dhe H. L., 24 vjeç, banues në Durrës, administratorë të dy lokaleve në lagjet nr. 1 dhe nr. 5, Durrës, pasi kanë vendosur muzikë të lartë, duke shkaktuar prishje të qetësinë publike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasit L. S., për veprat penale “Shkatërrim prone me mjete të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim taksash”, në ngarkim të shtetasit P. Rr., për veprën penale “Shkatërrim prone me mjete të tjera”, në ngarkim të shtetasit E. Sh., për veprën penale “Shpërdorim toke” dhe në ngarkim të shtetasve E. D., dhe H. L., për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje