Tirana është skuadra që ka më shumë shanse në letër për të kualuar në finalen e Kupës së Shqipërisë. Në ambientet e “Air Albania Stadium” është hedhur sot shorti për të përcaktuar dy çiftet gjysmëfinaliste dhe bardhebluve u ka takuar të ndeshen me Bylisin. Çifti tjetër është Kukësi-Teuta.
Faza gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë është e vetmja që përcaktohet nga shorti i lirë. Deri në çerekfinale ky kompeticion ka vazhduar sipas një skeme të përcaktuar më parë, ndërsa tani ishte radha e goglave për të vendosur për dy çiftet gjysmëfinaliste. Gjysmëfinalet luhen me sistemin vajtje ardhje, ku ndeshja e parë luhet më 2 korrik dhe ajo e kthimit më 15 korrik. Finalja do të zhvillohet më 2 gusht.
Kukësi, mbajtës në fuqi i trofeut, duhet të eliminojë Teutën, që e kërkon Europën edhe nëpërmjet Kupës së Shqipërisë. Tirana që pret zyrtarizojë titullin kampion në Superiore, ka mundësi më të mëdha për të shkuan në finalen e Kupës së Shqipërisë, pasi ndeshet me Bylisin. Edhe pse ballshiotët eliminuan Skënderbeun në çerekfinale, në teori duken kundërshtari më i lehtë.
Kupa e Shqipërisë
Gjysmëfinalet
Kukësi-Teuta
Bylis-Tirana
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje