Të bllokuar në një sallë takimesh në Bruksel, zyrtarët europianë po debatojnë se kush do të lejohet të hyjë në BE më 1 korrik kur unioni të japë kufijtë e jashtëm, dhe kujt do t’i ndalohet.
Ekzistojnë dy lista, një për ato që do të pranohen, dhe një për vendet që do ta kënë të ndaluar të hyjnë në union. Sipas draftit të zbardhur nga mediat, Shqipëria është në mesin e vendeve që do të lejohet të lëvizë në vendet anëtare të bllokut duke filluar nga muaji i ardhshëm.
Lista tashmë ka ngjallur polemika pasi burimet për mediat europiane zbuluan se Shtetet e Bashkuara, vendi i prekur në të gjithë botën nga COVID-19 me më shumë se 2.4 milion raste, është në listën e fundit.
Të enjten, zyrtarët europianë nuk arritën të marrin një vendim për vendet që do t’u ndalohen hyrja pasi të hapen kufijtë e jashtëm të bllokut, prandaj edhe bisedimet vazhduan të premten.
Euronews ka marrë, nga burimet diplomatike të BE-së, listën e plotë të vendeve për të cilat kufijtë e Europës do të jenë të hapura. Por Brazili, Katari, SHBA dhe Rusia nuk janë me të vërtetë në listën e aprovuar. Por hapja e kufijve nuk do të fillojë nga një 1 korrikut, pas zbatimi i marrëveshjeve mund të hajë pak më shumë kohë.
Lista e plotë e vendeve, shtetasve të të cilëve do të lejohen të hyjnë në Europë, sipas draftit, është si më poshtë:
- Qyteti i Vatikanit
- Monaco
- Mali i Zi
- Andorra
- Serbia
- Bosnja dhe Hercegovina
- Ukraina
- Shqipëria
- Turqia
- Kosova
- Republika Popullore Demokratike e Koresë
- Turkmenistani
- Vietnami
- Kina
- Tajlanda
- Myanmari
- Mongolia
- Japonia
- Korea e Jugut
- Gjeorgjia
- Butani
- Libani
- Indonezia
- Uzbekistani
- India
- Taxhikistani
- Kazahstani
- Palau
- Zelanda e Re
- Australia
- Republika Dominikane
- Bahamas
- Shën Lucia
- Uruguai
- Xhamaika
- Kuba
- Guyana
- Paraguaj
- Venezuela
- Nikaragua
- Kosta Rika
- Kanadaja
- Angola
- Tunizia
- Namibia
- Uganda
- Mozambiku
- Mauritius
- Zambia
- Ruanda
- Etiopia
- Maroku
- Algjeria
- Egjipti
Burime diplomatike thonë për mediat se mosmarrëveshje midis kombeve për kriteret që duhet të përdoren për këtë vendim, me disa që këmbëngulin se të dhënat në lidhje me numrin e të infektuarve me Covid-19 nuk janë të besueshme. Vendet anëtare po kërkojnë agjencia e BE për parandalimin e sëmundjeve, të dalë me më shumë detaje, thanë burimet, duke shtuar se listat do të rishikohen çdo dy javë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje