Ne rrjet

Kufijtë e BE mbeten të mbyllur për Shqipërinë

Vendet e Bashkimit Europian nuk kanë miratuar ende hapjen e kufijve të unionit për Shqipërinë.

Diplomatët arritën një marrëveshje të përkohshme për hapjen e kufijve për 17 vende nga 1 korriku, dhe vendi ynë nuk është pjesë e saj. Kjo listyë përmbante fiillimiësht 47 vende, pjesë e së cilës ishte edhe Shqipëria, por vendet anëtare nuk kanë hequr rreth 30 vende nga kjo listë.

Diplomatët vendosën të hapin kufijtë për vendet që kanë një nivel të infektuarisht koronavirus që është i barabartë ose më i ulët se mesatarja e BE-së gjatë dy javëve të fundit për 100,000 banorë. Përveç shkallës së të infektuarve, Brukseli gjithashtu do të vlerësojë nëse tendenca ka qenë në rritje ose në rënie, dhe do të shikojë nëse të dhënat e epidemisë në vendert që do t’u hapen kufijtë janë të besueshme.

As SHBA nuk do të jetë pjesë e kësaj liste, tha një diplomat. Lista e fundit do të azhurnohet çdo dy javë për të përfshirë rastet e reja në 20 vendet që do t’u hapen kufijtë. Kryeqytetet europiane kanë autoritetin të vendosin se cilët qytetarë të vendeve të treta.

Ambasadorët e 27 vendeve diskutuan për shumë orë të premten në mbrëmje për të vendosur kriteret për vendet ku mund të udhëtohet prej të mërkurës, pa hyrë në karantinë.

Diplomatët thonë se për marrjen e një vendimi përfundimtar, fillimisht duhet diskutuar me qeveritë e këtyre vendeve. Diskutimet kanë vijuar dhe pas mesnatës, por pa arritur në një vendim final.

Deri tani vendet e unionit kanë vendosur të hapin kufijtë me Malin e Zi dhe Serbinë. Në listë nuk bëjnë pjesë SHBA, Brazili dhe Rusia.

Greqia kërkon kryerjen e një testi për COVID-19 për disa vende të BE-së ku përfshihen Franca, Italia, Holanda dhe Spanja dhe vetëizolim deri në daljen e rezultateve. Ndërsa Republika Çekë nuk do të lejojë turistë nga Portugalia, Suedia dhe një pjese të Polonisë.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë