Java e 31-të e Superiores nisi dje me ndeshjet Partizani-Laçi dhe Flamurtari-Bylis. Të kuqtë, me fitoren e arritur falë një goli të Çinarit, i janë afruar shumë zonës europiane, ata janë ngjitur në kuotën e 47 pikëve, 2 pikë larg vendit të tretë që mbahet nga Laçi. Ishte fitorja e tretë radhazi e skuadrës së Sormanit pas krizës që kaloi javë më parë.
Ndeshja më interesante e javës është ajo që do të zhvillohet në Korçë mes Skënderbeut dhe Tiranës kryesuese, me 62 pikë. Një ndeshje e programuar për t’u luajtur nën dritën e prozhektorëve në orën 20:00, edhe pse nuk do të ketë tifozë. Tirana ka qetësinë e nevojshme për të përballuar një transfertë të tillë, pasi ka 9 pikë diferencë nga Kukësi i vendit të dytë. Ndoshta në Korçë do të pranohej edhe barazimi për bardheblutë, ndërsa Skënderbeu ka vuajtur mungesën e rezultateve javët e fundit dhe në ndeshjen e sotme do të përpiqet të reagojë. Për të pasur një ekip sa më të freskët fizikisht, trajneri Ilir Daja kurseu disa titullarë në ndeshjen e Kupës me Bylisin.

Kukësi shpreson ta shkurtojë sot diferencën me Tiranën, në rastin më të mirë ta çojë atë në 6 pikë, por së pari duhet të mundë Bylisin dhe të presë më pas hapin fals të Tiranës në Korçë. Nëse kjo ndodh, atëherë ndeshja direkt mes Tiranës dhe Kukësit do të bëhej edhe më e ndezur. Mjaft interesante pritet të jetë edhe ndeshja Vllaznia-Teuta që luhet në Shkodër. Këto dy skuadra u ndeshën dy herë edhe në Kupën e Shqipërisë, ku u kualifikuan durrsakët. Vllaznia mbetet në zonën e “play-out”-it dhe sot e ka detyrim fitoren, por ndaj Teutës nuk e ka aspak të lehtë.
Superiore java e 31-të
Sot, ora 17:00
Kukësi-Bylis
Vllaznia-Teuta
Ora 20:00
Skënderbeu-Tirana
Dje
Partizani-Laçi 1-0
Flamurtari-Luftëtari 6-1
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje