Rend dhe Ligj

Traktat ekstradimi alla Eskobar mes Shqipërisë dhe SHBA-së

Qeveria shqiptare ka miratuar traktatin e ekstradimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky vendim i rëndësishëm është marrë pasi deri me tani Shqipëria përdorte një marrëveshje që në kohën e Mbretit Ahmet Zogu për ekstradimin në SHBA

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. kjo do të thotë se sipas kësaj marrëveshjeje, shtetas shqiptarë që akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, që mund të cenojnë interesat e SHBA, jo vetëm brenda territorit amerikan, mund të transferohet lirisht për gjykim nga drejtësia e SHBA.

Ky vendim duket se ka ardhur si propozim i ministrit të Drejtësisë dhe Këshillit te Ministrave


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë