Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Tiranë, ku i plagosur ka mbetur një këmbësor.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00, në rrugën e Kavajës.
Policia bën me dije se mjeti me drejtues shtetasin me inicialet E. Z., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin me inicialet H. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.2, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje