Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku shihen kontrollet e policisë në lagje të caktuara ndaj peronave të infektuar me Covid-19, nëse po e respektojnë karantinen dhe çfarë rregullash duhet të ndjekin.
Në videon e përcjellë në Facebook, ka edhe mesazhe sensibilizimi të përcjella nga vetë qytetarët e infektuar që bëjnë thirrje për distancim social dhe respektim të rregullave
“Policia vazhdon punën dhe Covid-i gjithashtu, por këto mesazhe njerëzore nga takimet me punonjësit e policisë së shtetit shërbejnë për këdo.
Kushdo që është i prekur nga Covid19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën.
Policia i di të gjitha dhe kontrollet do të vijojnë! Shëndeti mbi të gjitha…”, shkruan Rama në Facebook
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje