Futboll

Dhunoi arbitrin, përjashtohet përgjithmonë futbollisti shkodran

Një moment gjaknxehtësie mund të kushtojë mbylljen e karrierës në futboll. Valter Përndrecaj, futbollisti i Adës që goditi me shpullë arbitrin në ndeshjen e fundjavës që shkoi në Gramsh, është dënuar përjetësisht nga Komisioni i Disiplinës në FSHF.

Po ashtu, Adës, pjesëmarrëse në Kategorinë e Dytë, i janë zbritur 3 pikë nga renditja, pasi Përndreca luajti me emrin e Osmanit në atë ndeshje. Disiplina ka dhënë edhe shumë dënime të tjera, ku nga Superiorja bie në sy pezullimi 4-javor i Renato Malotës së Vllaznisë.

Disa nga vendimet e Disiplinës
1.KF Luftëtari, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
2.Lojtari i KF Vllaznia, Renato Malota, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
3.Lojtari i Flamurtari FC, Souza De Oliveira Odaildo, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
4.FC Lushnja, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
5.Lojtari i Vllaznia B, Rigers Sekja, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
6.KF Ada, për shkak të aktivizimit të një lojtari i cili ishte i pezulluar, në bazë të Nenit 53 të KDS i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
7.Lojtari i KF Ada, Valter Perndrecaj, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 38, 39, 48/1/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
8.Lojtari i KF Delvina, Mario Bilo, për pështymje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/c të KDS dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti futbollistik.
9.Zyrtari i FC Gramozi, Ilir Qirjako, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/2/a të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë