Policia e Korçës ka goditur dy raste të tjera të futjes së emigrantëve të paligjshëm në vendin tonë, kundrejt fitimit, duke iu premtuar vendet e BE-së.
Policia thotë se janë arrestuar 3 persona, të cilët kanë qenë duke transportuar me makinat e tyre 31 emigrantë të paligjshëm.
Në pranga kanë përfunduar shtetasit A. H., 37 vjeç, banues në Tiranë dhe R. E., 18 vjeç, banues në Krujë. Këta shtetas në bashkëpunim mes tyre u kapën nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Malavec, duke transportuar me një mjet furgon tip “Benz” 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Po ashtu në pranga ka përfunduar edhe shtetasi R. V., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin “Hyundai”, 19 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje